Shpallja e Thirrjes së Fondacionit OSM për Aplikime rreth Granteve të Vogla

2020 do të jetë viti i parë që Fondacioni OSM operon projektin e ri të mikrogranteve. Në javët e ardhshme, ne shpresojmë të dëgjojmë nga ju ide të guximshme, të fuqiziara në shpirtin e komunitetit dhe me ndikim OpenStreetMap, që do të përfitojnë nga një mikrogrant deri në 5000 euro. Ne mirëpresim një gamë të gjërë projektesh, ku kërkesa minimale është një lidhje e qartë me OpenStreetMap. Çfarë është një mikrogrant? Në rastin tonë, është një shumë modeste e fondeve të akorduara për aplikantët në mënyrë që të financojnë shpenzimet direkte të një projekti. Për një ide të projekteve të suksesshme, ju mund të shikoni përfituesit e mikrogranteve të projektit Humanitarian OpenStreetMap të vitit 2019. Kini parasysh që Fondacioni OSM (OSMF) ka një fokus më të gjerë se sektori humanitar, që përfshin komunitetin tonë global, dhe mirëpret aplikime me çdo fokus që lidhet me OpenStreetMap. Ne veçanërisht i inkurajojmë aplikantët të marrin në konsideratë vlerat thelbësore nga deklarata e misionit të OSMF dhe si një mikrogrant mund të përshijë këto vlera.

Programi Mikrogranteve i OSMF përqendrohet në propozime të thjeshta për grante, dhe ne do të vendosim me shpejtësi se çfarë do të financojmë. Qëllimi ynë është të shmangim një proces aplikimi dhe vendimi të komplikuar dhe të gjatë. Ju duhet të paraqisni një propozim të shkurtër dhe të përmbledhur, dhe ne planifikojmë që t’i njoftojmë fituesit sa më shpejt. Ne inkurajojmë propozimet nga individë, grupe dhe organizata që kanë një ide të qartë të projektit që ata duan të ndjekin. Çdo projekt duhet të përfundojë brenda 12 muajve nga dhënia e mikrograntit që do jepet këtë pranverë. Mikrograntet janë të hapura për të gjithë anëtarët e OSMF dhe mund të paraqiten në çdo gjuhë. Nëse nuk jeni akoma anëtar i OSMF, atëherë mund të aplikoni për t’u bashkuar deri në kohën kur paraqisni një kërkesë për mikrogrant dhe të keni të drejtë për një çmim. Ju lutemi vini re se ekziston një program aktiv kontribuesiesh që mund t’ju lejojë të bashkoheni me OSMF pa asnjë kosto. Në kuadër të krizës shëndetësore të vazhdueshme në lidhje me COVID19, ne nuk do të ofrojmë mikrogrante për projekte që kërkojnë mbledhje të grupeve nga afër (offline) dhe të takimeve të personave, megjithëse këto ide janë sigurisht të vlefshme për raundet e ardhshme.

Financimi mund të përdoret për një sërë qëllimesh. Ju mund të keni nevojë për mjete dhe pajisje për të zhvilluar hartën OSM të qytetit tuaj, fonde për materiale trajnimi, shpenzime teknologjike për një seri mapathon-ash virtuale, çmime për një konkurs të zhvillimit (kodimit), zhvillimit të hartës ose konkursit të shkrimit në internet, dhe shumë shembuj të tjerë. Ju lutemi përdorni krijimtarinë tuaj dhe mos u ndjeni të kufizuar nga shembujt e përmendur.

Ne ju inkurajojmë të konsultoheni me komunitetin tuaj lokal OpenStreetMap kur planifikoni një aplikim për mikrogrant, dhe të sigurohuni që t’i përmbaheni udhëzimeve të komunitetit në fushën e projektit. Nëse pranohet propozimi juaj për një mikrogrant, ju do të jeni përgjegjës për raportimin e progresit, nënshkrimin e një marrëveshje granti dhe sigurimin e respektimit të rregullave të detajuara të mikrograntit. Sugjerohet fuqimisht që projekti juaj të përdorë fondet për të mundësuar që puna vullnetare të ketë një ndikim më të gjerë dhe më të fortë sesa do kishte pa pasur mundësine e këtyre fondeve financiare.

Thirrja për mikrogrante do të hapet në 19 Prill, 2020 dhe ne do të vazhdojmë të pranojmë aplikime deri më 10 maj, 2020. Për të paraqitur, vizitoni faqen e OSM Wiki dhe klikoni në “Filloni aplikimin tuaj” për të hyrë në model. Pasi ta keni finalizuar aplikimin, dërgoni një mesazh në mikrogrants at osmfoundation.org. Ne gjithashtu inkurajojmë ndarjen e aplikimit tuaj në osmf-talk pas dorëzimit. Nëse keni nevojë për ndihmë në procesin e paraqitjes, ju lutem mos ngurroni të kontaktoni Komitetin e Mikrograntëve për ndihmë. Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme për të përgatitur planin dhe aplikimin tuaj, ju lutemi merrni parasysh dorëzimin e tij në një raund të ardhshëm të mikrogrameve. Pasi të mbyllet periudha e dorëzimit në 10 maj, ne ftojmë komunitetin të rishikojë listën e plotë të propozimeve dhe të komentojë në faqen wiki. Ne gjithashtu do të pranojmë komente përmes postës elektronike në mikrogrants at osmfoundation.org dhe përmes osmf-talk.

Afatet kohore:

  • 19 prill: hapet thirrja për aplikime për mikrogrante
  • 10 maj: data përfundimtare për dorëzim (23:59 Zona Kohore Pacific Time, SH.B.A.).
  • 10 maj-TBD: periudha e komenteve nga komuniteti
  • Nga fundi i majit: shpallja e çmimeve

Për më shumë detaje, shiko rregullat dhe udhëzimet e plota në platformën wiki të OSM dhe na kontaktoni në microgrants at osmfoundation.org për çdo pyetje që mund të keni. Kjo është hera e parë që OSMF po fuqizon financiarisht aktivitete të tilla, dhe jemi të entusiazmuar për të mësuar së bashku se si kjo ndihmon komunitetin tonë dhe si të ndërtojme një program transparet, efektiv dhe gjithëpërfshirës për të gjithë palët e përfshira. Jemi mirënjohës për mundësinë që të bëjmë fonde të aksesueshme për komunitetin, dhe shpresojmë të dëgjojmë idetë tuaja në javët në vijim.


Chris Beddow, Kryetari i Komitetit të Mikrogranteve të OSMF

Përkthimi nga Redon Skikuli dhe Boris Budini

A doni të përktheni këtë dhe blogpost-et e tjera në gjuhën tuaj ..? Ju lutemi dërgoni një email në communication@osmfoundation.org me titull: Helping with translations in [gjuha juaj]

Fondacioni OpenStreetMap është një organizatë jo-fitimprurëse, e formuar për të mbështetur Projektin OpenStreetMap. Ai është i përkushtuar për të inkurajuar rritjen, zhvillimin dhe shpërndarjen e të dhënave gjeohapësinore falas për këdo që t’i përdorë dhe t’i ndajë. Fondacioni OpenStreetMap zotëron dhe mirëmban infrastrukturën e projektit OpenStreetMap, mbështetet financiarisht nga tarifat e anëtarësimit dhe donacionet, dhe organizon konferencën vjetore, State of the Map. Nuk ka të punësuar me kohë të plotë dhe po mbështet projektin OpenStreetMap përmes punës së vullnetarëve që janë pjesë e Grupeve të Punës. Ju lutemi që të konsideroni që të bëheni anëtar të Fondacionit.

OpenStreetMap u themelua në vitin 2004 dhe është një projekt ndërkombëtar për të krijuar një hartë të lirë/falas të botës. Për ta bërë këtë, ne, mijëra vullnetarë, mbledhim të dhëna për rrugët, hekurudhat, lumenjtë, pyjet, ndërtesat dhe shumë më tepër në të gjithë botën. Të dhënat tona të hartës mund të shkarkohen falas/pa pagesë nga të gjithë dhe të përdoren për çdo qëllim – përfshirë përdorimin tregtar. Është e mundur të prodhoni hartat tuaja, të cilat nxjerrin në pah karakteristika të caktuara, të llogaritni rrugë etj. OpenStreetMap përdoret gjithnjë e më shumë kur njeriu ka nevojë për harta që mund të azhornohen shumë shpejt, ose lehtë.

This post is also available in: English Dutch French Italian Portuguese, Brazil Spanish Polish